INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i Michelle Obama: U ndjeva e humbur, si u ngjizën dy vajzat…

Rrëfimi i Michelle Obama: U ndjeva e humbur, si u ngjizën dy vajzat…

Publikuar më: 16:45 09-11-2018

Ish- Zonja e Parë e SHBA-së Michelle Obama ka rrëfyer se ajo është ndjerë “e humbur dhe vetëm” pas një aborti 20 vjet më parë dhe se i është nënshtruar një fertilizimi in vitro për të ngjizur dy vajzat e saj.

“E ndjeva se kisha dështuar për shkak se nuk e dija se sa të zakonshme ishin gjëra të tilla, pasi ne nuk flasim për këtë,” – tha ish-zonja e parë në një intervistë për “Good Morning America” në televizionin ABC.

“Ne biem mbi dhimbjen tonë, duke menduar se ne jemi të gabuar,” tha ajo.

Michelle, e cila sot është 54 vjeçe, rrëfeu se ajo dhe ish-presidenti Barack Obama i janë të nënshtruar terapive për fekondimin artificial për të ngjizur Sasha-n dhe Malia-n, të cilat janë 17 dhe 20 vjeçe respektivisht.

“E kuptova se isha 34 vjeç, – tha Michelle Obama. – Duhej të përdorim inseminimin artificial”, sepse akrepat biologjikë kanë një kohë të caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656