INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i mikut të Marnikollajt, ja si e gjetëm trupin e pajetë në varreza

Rrëfimi i mikut të Marnikollajt, ja si e gjetëm trupin e pajetë në varreza

Publikuar më: 11:39 18-08-2016

Një rrëfim rrënqethës, i denjë për histori filmash, mund të quhet kjo e vdekjes së dyshimet të 29 nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, në një nga rajonet e policisë në Athinë. Është miku i tij, i cili ka rrrëfyer për mediat gjithë atë që ndodhi në pak orë ku 29 vjeçari humbi jetën, nga dhuna barbare e policisë, thotë ai.
F.H, është mik i Marnikollajt, futbollist në një ekip grek, ai ka hedhur dyshime të forta se 29 vjeçari është vrarë nga policia greke. Ai thotë se ka qenë duke folur në telefon me Marnikollajn kur ai po shkonte të paraqiten në polici, për të zbatuar një vendim të gjykatës që e kishte dënuar atë me “detyrim paraqitje”.
F. H:
“Isha në rajon policie, pas 2 apo 3 orësh e mora në telefon nuk përgjigjej më, telefoni ishte i fikur, u shqetësuam. Kontaktuam shoqen tonë avokate. Pasi e morëm në telefon shkuam në polici bashkë me vëllain e viktimës dhe dajën e tyre. Pyeti avokatja dhe na tha që Pëllumbi është pa jetë. Polici më tha është hedhur nga kati i 4-t, i kërkova me tregu se ku është hedhur, ma bëri me dorë, por më tha që janë arsye hetimore. I kërkova me hap kamerat, tha që serveri nuk punonte atë ditë”.
Miku i 29 vjeçarit F. H, tregon dhe peripecitë për të marrë trupin e pajetë të të riut nga Lezha.
F. H:
“Kur shkuam tek varrezat na thanë që autopsia është bërë me urdhër të rajonit të policisë. Ne u çuditëm, si ka mundësi që është bërë kjo pa dijeninë e familjarëve. Pasi na dhanë kontaktin me agjencinë private funerale nuk dëgjonin të na tregonin trupin pa urdhër të prokurorisë, deri sa më në fund e pamë trupin. Syri i majtë i nxirë krejt, shpina, dora e majtë e nxirë krejt. Ai ishte torturuar deri në vdekje. Nuk donim gjë tjetër veçse me marrë trupin deri në shtëpi. Ishte dërguar në varreza si një njeri pa i identifikuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0019021034240723