INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i pazakontë i Fatos Nanos. Çfarë thotë ai për ish-bashkëshorten, “mosmirënjohësit” dhe kostot e të qenit i pari në Shqipëri

Rrëfimi i pazakontë i Fatos Nanos. Çfarë thotë ai për ish-bashkëshorten, “mosmirënjohësit” dhe kostot e të qenit i pari në Shqipëri

Publikuar më: 19:55 07-09-2017

Ai është padyshim një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare në periudhën e demokracisë dhe pas shumë viteve larg skenës politike dhe shfaqjes televizive, është rikthyer me një intervistë të pazakontë. Fatos Nano ka treguar shumë gjëra të cilat si dinim më parë për Blendi Fevziun me rastin e 20 vjetorit të Opinion.

Nano rrëfen se si është të ndihesh vetëm dhe “i braktisur”. Ai nuk ka nguruar të tregojë edhe një anekdotë të kohës së partizanëve.

“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob” tregoi Nano duke qeshur.

Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qenit i harruar nga njerëzit. “I pari ngelet vetëm” u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.

Rrëfimi i Fatos Nanos për gratë e tij dhe ndarjen e vështirë

Pjesë nga intervista e Nanos:

Z.Nano pohoi se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001 kur shpalli ndarjen nga gruaja e parë Rexhina dhe tregoi se ishte lidhur me Xhoana Nanon.

Si e more vendimin për te ardhur ne studio dhe per te folur per divorcin dhe çfarë mund te thuash tani?

Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkëshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhene nje zgjidhje qe na mundeson te marrim fryme lirisht. Kemi dy familje..., por qe komunikojme. Je penduar që je marrë me politike? Ça mund të bëja tjetër… Mund të them se nuk e kam bërë keq punën, e kam bere me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe.

A jane sot mirenjohes ndaj teje?

Mirenjohesit jane nje specie ne zhdukje.

Ç’mendoni për politikën aktuale?

Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Çfarë keni fituar e humbur nga politika?

Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e të jetës.

Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Jam në gjendje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënyre të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar. Dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time. Dhe njerëzit kthehen.

Po njerëz mirënjohës ka?

Ka por janë specie e rrallë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271