Makthet vazhdojnë të ndjekin Lady Gaga-n.
Artistja 30 vjeçare rrëfen se e ka shumë të vështirë që të shkruajë muzikë kur e gjen veten në mes të mendimeve të saj negative. Gaga po përgatitet që të nxjerrë albumin e saj të shumë pritur, me titull Joanne, dedikim për motrën e babait të saj që humbi jetën në moshën 19 vjeçare nga sindroma lupus. Por ajo tregon se gjërat nuk kanë qenë aspak të lehta për të. Në një intervistë për prestigjozen The New York Times këngëtarja gjithmonë kontroverse tregon se bllokohet nga vetë trauma e saj ndonjëherë. Lady Gaga rrëfen se errësira dhe mendimet negative ndërhyjnë me muzikën në kokën e saj dhe nuk e lënë që ajo të dalë jashtë. Dhe duke gjykuar se sa shumë ka hequr në jetën e saj, përfshirë këtu përdhunimin, habitemi se si ia ka dalë të jetë kaq e suksesshme.