INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i sinqertë i Kylie Jenner: Ime bijë më ka bërë ta …

Rrëfimi i sinqertë i Kylie Jenner: Ime bijë më ka bërë ta …

Publikuar më: 17:07 18-08-2018

Kylie Jenner pak javë më parë është bërë nënë e për herë të parë e një vajze të qujatur Stormi. Statusi i nënës i ka dhënë një tjetër hijeshi Kylie-t. Së fundmi ajo kapozuar për “Vogue Australia” këtë herë duke folur jo vetëm për karrierën e saj si një vajzë 21 vjeç multimiliardere por edhe si nënë.

Në një rrëfim të sinqertë mes të tjerave ajo ka treguar se e bija nuk i ka ndryshuar jetën, por e ka ndryshuar atë si njeri. Ajo është shprehur se ndihet një njeri më pozitiv dhe se mendon më shumë për të ardhmen.

“Mendoj se fakti që tani kam një vajzë më ka ndryshuar totalisht dhe mendoj se e dua veten më shumë tani dhe e pranoj kështu siç jam. Edhe për sa iu përket veshëve të mi, të cilët nuk i kam pëlqyer kurrë, Stormi i ka njësoj si unë dhe tani i dua veshët e mi. Kam një këndvështrim tjetër për jetën tani dhe dua që t`ia përcjellë edhe asaj këtë gjë. Dua që të bëhem një shembull për të. Çfarë shembulli do të isha nëse ajo më thoshte që nuk i pëlqenin veshët e saj dhe mos t`i pëlqeja as unë? Thjesht dua t`ia mësoj këto gjëra asaj. Po përpiqem ta dua veten time më shumë”, -është shprehur Kylie për Vogue Australia, në një intervistë të bërë nga e motra, Kendall.

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104