INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rrëfimi i taksistit: “Orët e tmerrit kur donin të më grabisnin”

Publikuar më: 19:10 21-12-2016

Të jesh taksist sot në Shqipëri, trafiku nuk është gjëja që i druhesh më shumë. Një person që punon me taksi i frikësohet mungesës së sigurisë për jetën. Ne do ju sjellim rrëfimin e taksistit Dajlan Hoxha. Ai tregon vështirësitë dhe orët e tmerrit që ai vet ka përjetuar gjatë një tentative grabitje. Por nuk ka qenë vetëm ai pre e kërcënimeve dhe terrorit. Një kolegu i tij u mor peng e u dhunua keqas. Profesioni i taksistit është një ndër profesionet më të pasigurta në botë. Ata janë të rrezikuar për tu bërë pre e hajdutëve dhe vrasësve. Një studim botëror i cili rendit 10 profesionet më të këqija të vitit 2016, e liston profesionin e taksistit në vend të gjashtë, nga shkalla e stresit dhe pagës shumë të ulët. Ndërkohë në vendin tonë ajo që taksistët listojnë si më të keqen e punës së tyre, është rreziku që u kanoset për jetën dhe pasiguria e madhe gjatë punës.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441