INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi ndryshe i Donald Lu: Mendoja se e kisha kuptuar tragjedinë e komunizmit shqiptar…[VIDEO]

Rrëfimi ndryshe i Donald Lu: Mendoja se e kisha kuptuar tragjedinë e komunizmit shqiptar…[VIDEO]

Publikuar më: 14:28 14-04-2018

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë ceremonisë së betimit të Vullnetarëve të Korpusit në Paqes shprehet se ka kuptuar më mirë tragjedinë e komunizmit shqiptar pasi lexoi librin ‘Ridënimi’ vepër e Fatos Lubonjës i cili ka qënë i burgosur politik.

Ai shton se kuptoi betejën, tradhtinë dhe guximin e njerëzve që jetuan gjatë asaj periudhe. Sipas tij për të kuptuar heroizimin dhe sakrificën e popullit shqiptar duhet të njihet historia e tij.

‘Kanë plagë të thella dhe të vërteta të fshehura. Mendoja se e kisha kuptuar tragjedinë e komunizmit shqiptar, më pas lexova librin “Ridënimi” nga ish i burgosuri politik Fatos Lubonja dhe u bë e qartë se as kisha filluar ta kuptoja betejën, tradhtinë dhe guximin e njerëzve që jetuan gjatë asaj periudhe. Ky është një vend ku historia ka vlerë’ u shpreh ambasadori.

Ambasadori vlerëson se Shqipëria është një vend i pasur dhe se bukuria natyrore i kujton shtëpinë e tij në Kaliforninë Jugore.

“Po jetoni në një vend me disa nga ushqimet më të mira se kudo jashtë Amerikës ku unë kam jetuar në thuajse 30 vjet. Bukuria natyrore më kujton shtëpinë time në Kaliforninë Jugore dhe populli më miqësor dhe proamerikan në botë’ e nisi fjalën ambasadori Lu gjatë ceremonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648