INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi prekës në funeralin e mbretëreshës së Soulit. Clinton: Unë e doja atë!

Rrëfimi prekës në funeralin e mbretëreshës së Soulit. Clinton: Unë e doja atë!

Publikuar më: 08:04 01-09-2018

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton bëri një rrëfim prekës në funeralin e mbretëreshës së Soulit, Aretha Franklin. Ajo ndërroi jetë para pak javësh, pasi humbi luftën me një sëmundje të rëndë.
‘Kjo grua na solli të gjithë këtu sot jo për shkak të muzikës së saj, por sepse ajo jetonte me guxim. Jo pa frikë, por duke kapërcyer frikën e saj. Ajo jetoi me besim, jo pa dështim, por tejkalimin e dështimeve të saj. Ajo jetoi me pushtet, jo pa dobësi, por duke kapërcyer dobësitë e saj. Unë e doja atë’ tha Clinton.
Por nuk mungoi dhe komenti i tij për veshjet e shumta të mbretëreshës së muzikës Soul.
‘’Shpresoj që zoti të më falë, por isha shumë i kënaqur kur erdha këtu dhe pashë që arkivoli ishte ende i hapur. Pyesja veten se çfarë kishte veshur mikesha ime sot’’ shtoi ish presidenti Clinton.

Article Logic
Execution time: 0.0022909641265869