INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi shokues i 14-vjeçares: “Balena blu” po i merrte jetën shoqes sime, arriti nivelin 28 [FOTO]

Rrëfimi shokues i 14-vjeçares: “Balena blu” po i merrte jetën shoqes sime, arriti nivelin 28 [FOTO]

Publikuar më: 17:28 15-06-2017

“Balena blu” është kthyer në tmerr të vërtetë dhe çdo ditë dëgjojmë lajme për rritje të rasteve të viktimave nga kjo lojë, e cila është përhapur edhe në vendin tonë.

Të gjitha rastet janë kapur në kohë dhe të rinjtë nuk kanë arritur deri në nivelin e fundit të lojës që është ai që i detyron t’i japin fund jetës së tyre.

Një tjetër 14-vjeçare nga qyteti i Fierit ka rënë viktimë e kësaj loje dhe rasti i saj e ka treguar shoqja e ngushtë.

Ajo rrëfen sesi shoqja e saj kishte ndryshuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe provat që kishte rënë pre e kësaj loje, duke lënduar veten, ia gjetën në telefonin e saj.

“Përshëndetje! Ju bëjmë me dije një rast tjetër të “Balenës blu”. Shoqja ime 14-vjeçare nga Fieri, ka arritur ne nivelin e 28. Në rrethin tonë të shoqërisë kemi hasur disa ndryshime tek ajo, të cilat nuk i kemi vërejtur më përpara. Një bisedim me familjen e saj na ka konfirmuar që diçka nuk shkon me të. Për shembull mbyllja në vetvete, veshja e bluzave të gjata, ditë të tëra me mos dëshirë për të ngrënë, pagjumësia etj, rrëfen vajza për Joq.al.

“Meraku për shoqen tonë shtohej çdo ditë dhe më shumë, gjendja përkeqësohej dhe më shumë. Gjendja e saj psikologjike shkonte keq dhe më keq... Rrjetet e saj sociale të mbushura me video depresionuese...

Tani gjithçka është mirë, e bindëm të bisedojë me një psikologe e cila për fat të mirë e bindi gjithashtu të linte atë lojë, pasi nuk ja vlente të humbiste jetën e saj. Të binte pre e një loje. Jemi duke u munduar të kthejmë jetën e saj ne normalitet”, përfundoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221