INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi shokues i Ryan Gosling mbi anën e tij femërore

Rrëfimi shokues i Ryan Gosling mbi anën e tij femërore

Publikuar më: 10:18 02-06-2016

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë një betejë e mirëfilltë seksesh, Ryan Gosling është këtu për t’i dhënë fund asaj.

Ylli hollywood-ian hedh poshtë vite të tëra me debate duke thënë thjesht se “gratë janë më të mira se meshkujt” në çdo aspekt. Ryan, i rritur nga motra dhe mamaja e tij, tregon se e ka përforcuar idenë e tij në momentin kur u bë baba i dy vajzave, të ardhura në jetë nga martesa e tij me aktoren 42 vjeçare Eva Mendes. Kjo pasi, sipas tij, që në hapat e parë të jetës, vajzat zhvillohen shumë më shumë se meshkujt. Por ai nuk e mbyll me kaq! Aktori 35 vjeçar thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me pjesën e tij femërore, e cila është shumë e lartë për të. Në mënyrë shokuese ai rrëfen se ndjehet femëror në 49% të qënies së tij. Pra me pak fjalë, vetëm pamja e bën mashkull...

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443