Ngjarja tragjike ka ndodhur në San Antonio të Amerikës.
Gruaja vrau bashkëshortin e saj milioner pasi mori mijëra mesazhe shumë provokuese nga e dashura e tij jashtëmartesore, duke përfshirë këtu video të dyshes duke kryer marrëdhënie seksuale. Frances Hall, 53 vjeç u dënua me vetëm 2 vjet pasi e vrau bashkëshortin e saj Bill Hall në një aksident rrugor, duke e shtyrë makinën e tij jashtë rruge në San Antonio, Texas në vitin 2013. E dashura jashtëmartesore, 34 vjeçarja Bonnie Contreras, akuzohet se ishte ajo që shkaktoi gjithçka me mesazhet e saj provokuese, por ajo ka një version tjetër, sipas së cilës nuk është “një person i keq”. Intervistat janë të mbytura në emocione, me të dyja gratë që thonë se kanë humbur burrin që dashuronin.