INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi tronditës i atletes belge: Do vras veten pas olimpiadës!

Rrëfimi tronditës i atletes belge: Do vras veten pas olimpiadës!

Publikuar më: 10:10 06-09-2016

Një atlete Paralimpike që kërkon të fitojë medaljen e artë në Rio ka planifikuar që t’i japë fund jetës së saj menjëherë pas lojërave Paralimpike.

Këto lojëra zhvillohen pas lojërave normale Olimpike dhe janë për atletët me aftësi të kufizuara. Marieke Vervoot do të mbyllë jetën e saj për shkak të një sëmundjeje në shtyllën kurrizore që nuk e lejon as të flejë e qetë. Atletja 37 vjeçare vuan nga sëmundje e pakurueshme të shtyllës kurrizore që ka tipare degjeneruese, pra që sa vjen e bëhet më rëndë.

Kjo sëmundje e ka lënë belgen në një karrike me rrota, por pavarësisht kësaj  ajo ia ka dalë që të bëhet një nga atletet paralimpike më të mira në botë duke fituar medaljen e artë në garët e 100 metrave sprint dhe argjendin në 200 metra në Londër 2012. Tashmë ajo kërkon që të konfirmohet edhe në Rio dhe më pas t’i japë fund jetës së saj nëpërmjet eutanazisë, të cilës i nënshtrohen me vullnet të lirë personat që nuk mund të kurohen për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre.

Vervoot rrëfen se vuan gjithë kohës nga një dhimbje e padurueshme, ndërsa natën mund të flejë një maksimum prej 10 minutash, por ajo përsëri ia ka dalë të fitojë medaljen e artë. Ndërsa eutanazia, ose ndryshe vdekja e asistuar me ndihmën e doktorëve, është e ligjshme në Belgjikë.

Article Logic
Execution time: 0.0015599727630615