INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi tronditës i mikes së Amber Heard: Johnny tentoi ta mbysë! [FOTO]

Rrëfimi tronditës i mikes së Amber Heard: Johnny tentoi ta mbysë! [FOTO]

Publikuar më: 10:56 01-06-2016

Divorci mes Johnny Depp dhe Amber Heard po kthehet në një luftë të vërtetë mediatike me deklarata nga më tronditëset.

Një mikeshë e aktores 30 vjeçare ka rrëfyer se Johnny jo vetëm e ka dhunuar atë, por në tërbim e sipër ka tentuar ta mbysë me duart e tij. Ajo tregon se Amber po i dërgonte mesazhe asaj pasi bashkëshorti i saj i dehur degjeneroi në dhunë fizike. Mikesha e Amber shton gjithashtu se nxitoi për tek ajo, vetëm për të gjetur Amber të nxirë dhe të tronditur, me një tufë flokësh të shkulur nga koka e saj. Kjo nuk është gjithçka ama.

Dalin në pah pretendime sipas të cilave ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit në të cilin Depp është bërë i dhunshëm. Mësohet se gjatë një zënke disa muaj pas asaj të dhjetorit, aktori 52 vjeçar goditi derën me grusht duke e lënduar në mënyrë serioze. Ai gjendej duke bërë xhirimet e “Pirates of the Caribbean: Dead Man Tell No Tales” dhe u detyrua t’i ndërpriste ato për një muaj, në mënyrë që të kthehej në Shtetet e Bashkuara dhe të operonte dorën. Një histori ku duket se ka ende shumë për t’u zbuluar... 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717