Pas kontrolleve të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit në jetimoren e Shkodrës, ku të miturit denoncuan dhunë seksuale dhe fizike kanë marrë forcë dhe vajza të tjera që kanë jetuar vite më parë në këtë jetimore. Një prej tyre Ana ka rrëfyer përjetimet e saj të rënda nga dhuna fizike deri tek ajo seksuale. Historia rëngjethëse e një vajze tashmë 23 vjeç, nuk u mbyll pas daljes nga jetimorja, më pas e mbetur në rrugë të madhe ajo prostituoi për hesap të dikujt tjetër. E sot ajo ka neveri për meshkujt, ndaj nga dëmtimet e shumta është bërë lesbige.
Ajo sot do mbështetje dhe siguri nga shteti e nëse i garantohet është gati të bëjë publike emrat e punonjësve, që kanë abuzuar me të që prej fëmijërisë.