INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi tronditës i Zayn Malik: U sëmura rëndë në One Direction! [FOTO]

Rrëfimi tronditës i Zayn Malik: U sëmura rëndë në One Direction! [FOTO]

Publikuar më: 10:30 01-11-2016

Nuk mbarojnë rrëfimet plot hidhërim të Zayn nga koha kur ishte pjesë e grupit të djemve One Direction.

Këtë herë gjendja është më serioze se zakonisht pasi nuk bëhet fjalë për një inat të thjeshtë adoleshentësh. Artisti britanik rrëfen se zhvilloi një çrregullim serioz në ngrënie gjatë periudhës 5 vjeçare në bandë. Daily Mail bën me dije se shumë shpejt ylli i hitit “Pillowtalk” do të publikojë autobiografinë e tij ku tregon për gjëndjen e tij tmerruese dhe nuk ishte fare i shqetësuar për peshën e tij tejet të dobët, gati duke e humbur kontrollin mbi veten. Citime nga libri tregojnë se Zayn e sëmuri veten në mënyrë ekstreme, aq sa mund të kalonte edhe 3 ditë pa ngrënë fare pasi pasojat e punës së tij ndikonin keq në zakonet e të ngrënit. Ai tregon se në qoftë se kërkohen foto të tij nga nëntori i vitit 2014 mund të shihet qartë sa i sëmurë është, diçka për të cilën nuk ka folur kurrë në publik. Sot ama gjithçka ka ndryshuar...ndoshta edhe Gigi Hadid është një kuzhiniere e mirë.

zaynill.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104