INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulla të reja! Patenta edhe për 16 vjeçarët, ja procedurat për të marrë lejen e drejtimit

Rregulla të reja! Patenta edhe për 16 vjeçarët, ja procedurat për të marrë lejen e drejtimit

Publikuar më: 19:27 09-01-2017

Vit i ri, sistem i ri për regjistrimin dhe testimin e kandidatëve për leje drejtimi. Patenta e re ka një kategorizim më të detajuar për drejtues të mjeteve të ndryshme si dhe ka më shumë elementë sigurie.

Drejtuesit e Shërbimit të Transportit Rrugor, theksojnë se tarifat e reja të shërbimit për testimin apo edhe pajisjen me leje drejtimi nuk ndryshojnë, por do të ketë edhe një patentë të veçantë për të rinjtë mbi 16-vjeç.

Sipas drejtuesve të Shërbimit të Transportit Rrugor, leja e drejtimit të kategorisë AM jepet për personat me moshë mbi 16-vjeç, të cilët kanë të drejtën të drejtojnë çiklomotorë, mjete me motor cilindrata e të cilave është deri në 50 kubikë dhe që realizojnë shpejtësi deri në 25 deri në 45 km/orë. Personi duhet të pajiset me çertifikatë mjekësore dhe duhet të paraqitet pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për tu regjistruar. Pas regjistrimit futet në provimin e teorisë, dhe nëse e fiton pajiset me leje drejtimi.

Kush do të drejtojë makinë automatike mund të marrë një patentë të posaçme më lehtë se sa makina standarde, por nuk mund të drejtojë makina të tjera.

Lejet aktuale të drejtimit do jenë të vlefshme deri në përfundim të afatit të saj. Lejet e reja të drejtimit, sipas përfaqësuesve të shërbimit të transportit rrugor, krijojnë kushtet për t’u njohur më vonë edhe në shtetet e Bashkimit Europian.  

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217