INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulla të reja për Shengen, pritet të hiqen kontrollet në lëvizjen e pasagjerëve [VIDEO]

Rregulla të reja për Shengen, pritet të hiqen kontrollet në lëvizjen e pasagjerëve [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 14-09-2017

Lëvizja e shqiptarëve në zonën Schengene pritet të lehtësohet nga kontrollet dhe rregullat e rrepta që u vendosën rreth tre vite më parë nga dyndja e emigrantëve.
Komisioneri i BE për migracionin Dimitris Avramopulos, ka deklaruar sot para gazetarëve që ka ardhur koha që të hiqen kontrollet e jashtëzakonshme brenda zonës Schengene duke e cilësuar të panevojshme kete.
Avramopulos në bazë të deklaratës së tij ka shprehur se marrëveshja për emigrimin midis Turqisë po ecën mirë se numri i emigrantëve në ishujt grek muajin e kaluar ka rënë me 81%.
Po kjo kërkesë është përballur me kundërshtimin e Gjermanisë e cila ka deklaruar se situata është ende e pasigurte.
Kontrollet hynë në fuqi në vitin 2015 nga autoritetet e Gjermanisë, Austrisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë për shkak dyndjeve të mëdha të refugjatëve.
E ndër vendet që u penalizua ishte dhe Shqipëria, ku për të lëvizur në vendet Schengene u vendosën 4 rregulla të reja si:
• Adresa e saktë e akomodimit në vendin e destinacionit
• Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit
• Biletë rezervimi për kthimin
• Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve
Rikujtojmë që pak kohë më parë Bashkimi Europian i bëri kërkesë Shqipërisë për të minimizuar largimin ilegal të shqiptarëve ose në të kundër do të penalizohej madje disa shtete kërcënuan se do të rrishikojë dhe lëvizjen e lirë e mund të kthejnë e vizat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037782192230225