INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulla të reja për të përfituar ndihmën ekonomike

Rregulla të reja për të përfituar ndihmën ekonomike

Publikuar më: 09:06 03-11-2017

Qeveria ka marrë një vendim të ri, për të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike.
Anëtarët madhorë të familjes do paraqiten çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen social-ekonomike të familjes. Administratori hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën lidhur me ndryshimet social-ekonomike të familjes. Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/ përdorim, përjashtohen nga skema,- thuhet në vendimin e qeverisë, të miratuar pak ditë më parë
Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarit madhor, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, kur aplikon për ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar, brenda 10 ditëve të para të muajit, të dhënat e mëposhtme: a) Formularin për aplikim për ndihmë ekonomike, për: i) demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; ii) llojin e banesës; iii) pasuritë/asetet familjare; iv) t ë ardhurat nga programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera. Administratori shoqëror, pasi verifikon situatën socialekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit për të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar të dhënat sipas formularit.
Më tej Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas ardhjes së vendimit për propozim nga këshilli bashkiak, verifikon të dhënat e hedhura në Regjistrin Elektronik Kombëtar, konfirmon saktësinë e tyre pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe në bazë të aplikimit të formulës së pikëzuar për familjet në nevojë, gjeneron vendimin për përfitimin e ndihmës ekonomike, përkatësisht: a) Për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe masën e përfitimit të tyre; b) Për familjet/individët jopërfitues me arsyen përkatëse të refuzimit.
Strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, mjeku i familjes dhe administratori shoqëror, koordinojnë procesin e dhënies së ndihmës ekonomike, duke bërë të mundur dhënien e informacionit për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë, për personat e grupmoshës 35-70 vjeç. Administratori shoqëror ka detyrimin të njoftojë 3 muaj rresht, para muajit të lindjes, personat e grup-moshës 35-70 vjeç që përfitojnë ndihmë ekonomike për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë, në një nga ditët e muajit të lindjes.

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045