Numri i shqiptarëve që kërkojnë të largohen në SHBA gjatë viteve të fundit ka rezultuar i lartë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur disa rregulla të reja për të gjithë aplikuesit.
Një nga rregullat që ka habitur të gjithë është fakti se personat që duan të ikin në SHBA duhet të tregojnë gjithçka kanë postuar në rrjete sociale, sidomos postimet e 5 viteve të fundit.
Në rregullat e reja thuhet se për të marë vizë duhet të zbulosh biografinë për 15 vitet e fundit. Shtëpia e Bardhë zbulon gjithashtu se ka vendosur që aplikuesit duhet të japin informacione rreth punësimit, vendit të banimit dhe ku kanë udhëtuar gjatë 15 viteve.