INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rregullat e reja për emigrantët në Itali. Si bëhet bashkimi familjar?[VIDEO]

Publikuar më: 12:38 01-09-2017

Në një kohë që shumë të huaj i drejtohen vendit tonë për të marrë leje pune, pasi punojnë në biznese të ndryshme, vetë shqiptarët vijojnë të largohen nga vendi. Pjesa më e madhe e të ikurve në fakt në vitet e tranzicionit janë në Itali dhe Greqi. Shteti Italian së fundmi ka bërë disa ndryshime të rëndësishme për procedurat e bashkimit familjar.
Ku parashikon që procedura për emigrantët me leje të rregullt qëndrimi në Itali të jenë dixhitale dhe më tej dhe formulari i kërkesës për bashkim familjar duhet të plotësohet e të prezantohet vetëm online pranë Sportelit të Emigracionit në prefekturat e qyteteve të banimit të emigrantëve. Gjithashtu dhe dokumentacioni i duhur për të përmbushur këtë kërkesë duhet të bashkëlidhet po online. Në formular shënohen para së gjithash të dhënat personale dhe ato të familjarëve që kërkohet të sillen në Itali. Më pas duhet specifikuar puna dhe të ardhurat e kërkuesit, po të jetë nevoja, edhe ato të familjarëve të tjerë për të dëshmuar që ai është në gjendje të mbajë ekonomikisht ata që dëshiron të sjellë në Itali.
Kjo risi e Ministrisë së Brendshme italiane synon verifikimin sa më objektiv të kërkesave së emigrantëve si dhe zbatimin sa më korrekt të kohës administrative prej 90 ditësh për marrjen e përgjigjes.
Ndërkohë që kategoritë që përfitojnë bashkim familjar janë: qytetari i huaj i cili ka një leje qëndrimi afatgjatë për në vendet e BE ose një leje qëndrimi për të paktën një vit për punë. Gjithashtu përfitojnë dhe ata që kanë leje qëndrimi për studime, po dhe personat që kanë dokumetin e azilit politik.
Pra vetëm këta mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041