INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullat e reja të Facebook. Më shumë kontroll për të frenuar fake news

Rregullat e reja të Facebook. Më shumë kontroll për të frenuar fake news

Publikuar më: 17:02 04-04-2018

Facebook njofton se ka ndërmarre disa masa për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme.

Sipas tij në platformë do të futen mekanizma të rinj që do ju vijë në ndihmë përdorueseve për të marr më shumë informacion në lidhje me një lajm të shpërndarë.

Kompania njofton se tashmë pas një artikulli mund të klikosh për të mësuar më shumë për botuesin, emrin e autorit dhe shkrime e tjera që ka bërë media dhe gazetari.

Gjithashtu drejtues të medias shpjegojnë se përdoruesit do kenë mundësi të mësojnë se sa persona dhe kush e ka shpërndarë këtë lajm, shkruan intv.al

Por kjo nuk është e vetmja mas që Mark Zukemberk ka ndërmarr, një javë më parë ai prezantoi dhe mjetin e ri cili do merrej me kontrollimin e detajuar të fotove dhe videove që shpërndahen në facebook.

Gjatë prezantimit të risive facebook njoftoi gjithashtu se nga kjo platformë janë mbyllur 70 llogari dhe 138 faqe pasi ishin një shënjestër e rusëve.

Në një masë jashtëzakonisht transparente, Facebook gjithashtu dha disa të dhëna specifike se sa njerëz mund të jenë arritur nga Faqet ku shifrat arrinin tek më shumë se 1 milionë përdorueses.

Këto lëvizje të kompanisë gjigande vijnë pas akuzave të rënda se ndihmojë në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të viti 2016./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0031828880310059