Met Gala është një ndër aktivitetet më të rëndësishme që mbahet çdo vit në maj. Është një aktivitet mode që mbledh këngëtarë, modele dhe personazhet e njohur të veshur sipas një teme të caktuar. Tema sivjet për Met Gala 2018 ishte "Trupat qiellorë: Moda dhe Imagjinata katolike". Kjo ngjarje adresoi ndikimin e fesë dhe veshjeve meshtare në modë. Teksa parakalonin në teptin e kuq, yjet bënë që të flitej vetëm për ta dhe veshjen e tyre atë mbrëmje.
Met Gala sivjet kishte një temë katolike dhe shumica e yjeve që parakaluan në tapetin e kuq kishin zgjedhur diçka “hyjnore” për të veshur. Pra rregulli është i thjeshtë: Nëse do që të shkosh në Met Gala, duhet patjetër që të ndjeshkësh rregullat e atij eventi dhe më e rëndësishmja ëhstë pikërisht tema që ata vendosin.
Por jo të gjithë ata që parakaluan në tapetin e kuq e kishin zbatuar këtë rregull. Përkundrazi, ata treguan që rregullat janë bërë për të shkelur. Disa prej personazheve nuk e ndoqën temën e caktuar dhe veshën atë çfarë ata dëshironin.
Njihuni se cilët ishin ata:
Selena Gomez
Miley Cyrus
Kylie Jenner
Kendall Jenner
Irina Shayk
Zoe Kravitz
Amal Clooney
Shawn Mendes and Hailey Balwin
Kate Moss
Emrata
Cindy Crawford
Selena Gomez