INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullat që duhen ndjekur kur vuani nga tensioni i ulët

Rregullat që duhen ndjekur kur vuani nga tensioni i ulët

Publikuar më: 11:31 18-02-2016

Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale. Si ndihmë e parë rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë, me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat. Disa nga këshillat që ju nevojiten nëse vuani nga ky problem janë;

Bëni gjumë të mirë

Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni normal.

Jo tepër kafe

Personat me tensionin e ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, ngase pa kafeinë nuk mund të zgjohen. Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.

Lëvizni

Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

Ilaçet

Ekzistojnë edhe metoda të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është tërësisht me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit. Vepron sistematikisht, pa efekte të padëshirueshme dhe është i sigurt për përdorim madje edhe tek shtatzënat dhe tek ato që e kanë fëmijën në gji.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104