INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëmbehen 700 fëmijë për birësim, familjet i kërkojnë

Rrëmbehen 700 fëmijë për birësim, familjet i kërkojnë

Publikuar më: 09:29 30-01-2019

Qindra fëmijë të Sri Lankës janë adoptuar në mënyrë të paligjshme në Zvicër, shkruajmë mediat zvicerane. Të hënën, Kantoni St. Gallen publikoi një raport mbi praktikat e tij në atë kohë, në lidhje me një agjenci të paskrupullt të birësimit.

Të sapolindurit janë marrë nga spitalet apo shtëpitë dhe nënat janë detyruar të ndahen nga fëmijët e tyre, duke i shitur ato me çmime të lira.
“E gjithë kjo është e vërtetë, një banore e St. Gallenit dikur e favorizoi këtë trafik birësimi në të gjithë Zvicrën, kantoni i mësoi dhe i publikoi detajet e këtyre praktikave ilegale,” shkruan Albinfo.ch.
Publikimi i këtij raporti e ka gëzuar Sara Ramani Ineichen, kryetaren e komunitetit të interesit për të adoptuarit nga Sri Lanka në Zvicër.
“Për ne, është shumë, shumë e rëndësishme. Kjo i konfirmon të gjitha dyshimet që kemi pasur”, tha ajo.
Duke kërkuar mbështetje nga kantonet dhe Konfederata Zvicerane për të adoptuarit që kërkojnë familjet e tyre, Sara Ramani Ineichen rikujton se shumë dokumente janë falsifikuar dhe nuk ka gjurmë të tjera për të kërkuar familje, me përjashtim të testeve të shtrenjta të ADN-së.
Vetëm në shoqatën e Sara Ramani Ineichen, 145 të adoptuar janë në kërkim të prindërve të tyre biologjikë. Në të gjithë Zvicrën, në vitet 1980, janë adoptuar më shumë se 700 fëmijë të Sri Lankës.

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834