Koncerti që do të zhvillonte këngëtarja Dua Lipa në Parkun e Gërmisë në Kosovë duket se nuk është pritur me padurim vetëm nga fansat dhe dashamirësit e saj, por edhe nga maniakët. Ky koncert i ka kushtuar një vajze rreth njëzet vjeçare, rrëmbim dhe keqtrajtim për tre netë rresht.
“Koha Ditore” raporton se ka mësuar nga burimet brenda organeve të rendit dhe ligjit se vajza në fjalë me inicialet A. B. është rrëmbyer nga ish i dashuri.
Ajo, prej asaj nate, sipas tyre, ishte dërguar dhe mbyllur në një banesë në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ishte keqtrajtuar në vazhdimësi.
Deri më tani Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.