INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëmbehet djali i lordit të drogës ‘El Chapo’ në Meksikë

Rrëmbehet djali i lordit të drogës ‘El Chapo’ në Meksikë

Publikuar më: 12:11 17-08-2016

Djali i lordit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është në mesin e kriminelëve të dyshuar që u rrëmbyen të hënën në një bregdet të paqësorit, thonë zyrtarët.

Policia meksikane tha se Jesus Guzman, 29 vjeç, ishte një prej 6 anëtarëve të kartelit Sinaloa që u rrëmbyen nga banda rivale Brezi i Ri i Xhaliskos në resortin turistik të Puerto Vallartas. Babai i tij, tashmë në burg, udhëhoqi kartelin Sinaloa prej vitesh dhe besohet se Jesus Guzman është një prej anëtarëve kryesorë të tij.

Edhe ky i fundit kërkohet nga SHBA. 6 anëtarët e Sinaloas u rrëmbyen bashkë me njerëz të tjerë në një restorant në Puerto Vallarta dhe fillimisht autoritetet nuk dinin arsyet e këtij gjesti. Por, zbulimi se mes të rrëmbyerve ishte Jesus Guzman duket se nxorri në dritë arsyet. Nuk dihet me siguri, por mediat raportojnë se mes të rrëmbyerve mund të jetë edhe një djalë tjetër i Guzmanit, Ivan Guzman.

Ekspertët ndërkohë paralajmërojnë se ky rrëmbim mund të ashpërsojë luftën mes dy karteleve të drogës, që prej kohësh përballen për kontrollin e rrugëve të drogës në bregdetin e Paqësorit.

Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676