Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti qe mund te ishte me pasoja tragjike ne Berat. Vellai pas nje sherri ka marre armen per te vrare vellane e tij.
Policia njofton se seksioni për Krimet në Komisariatin e Policiasë Berat, ka arrestua në flagrancë shtetasin Agim Brami 60 vjeç, banues në fshatin Veterik, Berat.
“Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Veterik po ndodh një konflikt. Menjëherë sapo është marrë njoftimi në vendngjarje janë nisur forcat e policisë të cilat pasi kanë ndërhyrë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit Agim Brami dhe vëllait të tij shtetasin J.B. 48 vjeç, banues në Berat”-njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 1 armë zjarri automatik, model 56,
• 3 krëhera, kalibër 7.62 mm,
• 2633 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/4/5 i Kodit Penal.