‘’Diell’’ është padyshim refreni i kësaj jave. Kënga e re e Fifit, të cilën e krijoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV po dëgjohet kudo edhe pse është akoma e pakompletuar dhe u publikua vetëm si intro.
Krijimi ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili një video me pamje magjike nga Valbona që ka shpërndarë në rrjetet sociale e ka vendosur në sfond këngën.
Kjo ka bërë që video të komentohet pafund. Madje për këtë ka reaguar edhe producenti Flori Mumajesi, i cili i ka ftuar të gjithë ta shijojnë, pasi nuk ka lidhje me politikën.
E mahnitur nga kjo befasi ka mbetur edhe Fifi, e cila e ka ripostuar videon duke treguar se ka mbetur pa fjalë.