Është nga aktorët më të njohur dhe të pëlqyer të kinematografisë turke.
Bëhet fjalë për Burak Özçivit, aktorin turk që ka rrëmbyer edhe zemrat e mijëra shqiptarëve me rolet si “Osmani” apo “Bali bey”.
Aktori është kallëzuar penalisht nga 4 punonjës të serialit televiziv pasi ai i ka ofenduar rëndë gjatë xhirimeve të serialit.
Një prej punjonjësve ka treguar se aktori ka mallkuar stafin dhe asnjë nuk mund të thoshte asnjë fjalë për këtë.
“Në ditën e incidentit Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy një nga një. Pastaj ai u largua. Ai u kthye menjëherë dhe tha përsëri të njëjtat mallkime. Kur punëtorët e grupit dëgjuan mallkimet e tij, ata u tronditën dhe askush nuk foli”- është shprehur punonjësi i serialit.
Zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “Fyerjes publike të më shumë se një personi” shkruajnë mediat turke.
Por vet Burak ka mohuar akuzat.
“Unë i njoh njerëzit e përmendur si ankues sepse ata janë ekuipazhi i serisë televizive ‘Osmani’. Sigurisht që nuk i kam fyer siç pretendojnë. Është e vërtetë që mjedisi është stresues. Por asnjë sharje apo fyerje nuk doli kurrë nga goja ime. Kushdo që më njeh mirë e di që unë nuk jam një person që mund t’i shqiptoj këto mallkime. “- ka thënë ai.