INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëmujë në Samitin G7. Trump braktis deklaratën e përbashkët

Rrëmujë në Samitin G7. Trump braktis deklaratën e përbashkët

Publikuar më: 08:48 10-06-2018

Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga deklarata e përbashkët, në fund të samitit G7, duke akuzuar Kanadanë për  'pandershmëri'.

Vendet e tjera sipas tij po vendosin 'tarifa masive' për Amerikën. Komunikata e përbashkët, bazuar mbi sistemin tregtar, u arrit pavarësisht tensionet mbi tarifat amerikane për importet e çelikut dhe aluminit.

Ndërkohë, Kryeministri kanadez Justin Trudeau, tha se do të hakmerret me tarifa duke nisur nga 1 Korriku.
Në një konferencë për shtyp, Trudeau e vlerësoi si 'fyes' vendimin e Trump për të përfshirë sigurinë kombëtare me qëllim justifikimin e tarifave të çelikut dhe aluminit.
 
"Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, por nuk e lëmë veten të nëpërkëmbemi" ka thënë Trudeau.
 
"Fjalët e tij nuk përmbanin asgjë të pathënë më parë, si në biseda publike, ashtu edhe në ato private, zhvilluar me z.Trump", tha më vonë zyra e tij.
Ndërkohë Bashkimi Europian u shpreh se do t'i qëndroj deri në fund deklaratës së përbashkët, pavarësisht vendimit të Trump.
 
 
 
 sam_1111.jpg
Article Logic
Execution time: 0.003673791885376