INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrënqethëse! Nëna  burg për dritat, pesënjakët në “rrugë”

Rrënqethëse! Nëna burg për dritat, pesënjakët në “rrugë”

Publikuar më: 11:55 23-06-2016

12 vjet më parë kur lindën 5njakët ishin veçse kurjozitet, ndërsa sot një realitet rrënqethës. Ata ndjehen të goditur nga shtetit i tyre për pakëz dritë.
Nënën e tyre kryefamiljare që jeton edhe me dy fëmijë të tjerë u arrestua për borxhet e energjisë. Fëmijët kanë mbetur mes errësirës dhe mjerimit.
Kjo histori e trishtë është bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha, ku sipas tij vëllai i madh student i pesënjakëve kërkon ndihmë publikisht nëpërmjet ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit e ka publikuar reagimin e vëllait të pesnjakëve dhe ka thënë se ky është shpirti i të pashpirtëve dhe se terrori i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama nuk kursen as nënën e pesnjakëve!

Ja mesazhi i vëllait të pesënjakëve:
Më lejoni t’ju shpjegoj historinë z.Berisha!
Në vitin 2004, një nënë nga Kalaja e Dodes, lindi në maternitetin e Tiranës, 5 fëmije binjakë, të gjithë djem me shëndet të mirë. Ai ishte një nga rastet më të rralla në botë dhe Shqipëri sepse ka 5 binjakë, por asnjëherë 5 djem binjakë. Kombi duhet te jete me fat dhe krenar, që perendia dërgoi këto krijesa ëngjëllore në Shqipëri.
Emrat e tyre janë Asllan, Beqir, Shkëlzen, Sabedin dhe Resul Kupa.
Ajo çfare doja të theksoja është që kjo familje e rrallë dhe fisnike jeton vetëm me një pension që është lidhur në kohën tuaj për 5-njakët, 2500 lekë dhe asgjë tjetër. Sot ata janë 12 vjeç dhe janë rritur me sakrificën e një nëne kryefamiljare të vetme.
Në vitin 2015, OSHEE ndërpret dritat tek kjo familje sepse figuronte debitore. Më pas nga pamundësia për t’i paguar ajo i lidh dhe vjen policia, ku e çon në komisariat me një dhunë dhe terrorr që nuk është parë asnjëherë.
Këtë nënë e tërheqin zvarrë deri në komisariat duke ia lënë fëmijët në mëshirë të fatit, sepse ajo banon tani në katin e 8 të pallatit G, Laprakë, ku ata edhe mund të hidheshin nga dritaret, po dolën në rrugë sepse kërkonin nënën e tyre.
Mbas kësaj, letrat shkojnë në prokurori dhe pastaj çështja kalon në gjykatë,  ku gjykata pa mëshirë e dënon me 18 muaj burgim detyrim paraqitjeje. Theksoj se e gjithë debia është shlyer e gjitha sepse nëna ime arriti tu marre borxh familjarëve dhe tani ia kërkojnë me këmbngulje të madhe dhe e kërcënojnë, por ajo nuk ka.
Kjo familje nuk trajtohet me ndihme ekonomike sepse sipas njësisë dhe ministrisë nuk e meritonte. Kjo familje përbëhet nga djali i madh Rrahmani student (unë që po ju shkruaj), vajza Dallëndyshja, që është me probleme të rënda shëndetësore dhe mendore dhe invalide. Dallëndyshja ka nevojë për kurim jashtë shtetit urgjente, por vendimi nuk e lejon nënën të lëvizë me të jashtë shtetit. U kam shkruajtur letra të gjithë zyrtarëve dhe ministrave dhe më kanë kthyer përgjigje negative e shumica e tyre nuk më janë përgjigjur.
Çfarë të bëjmë? Ku të përplasemi? Duhet të vdesë motra ime? Çfarë do të ndodhte sikur këta 5-njakë të jetonin në një shtet tjetër?
A do të vuanin në këtë mjerim? A do të vuanin për kafshatën e bukës? A do të keqtrajtoheshin në këtë mënyrë?
Janë nxënësit më të mirë të shkollës dhe shumë të zgjuar.
Jam i sigurtë që do ta bëjnë realitet ëndërrën sepse shpresojnë dhe shpresa është gjëja e vetme që kanë.”

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088