INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrënqethëse! I riu shqiptar tregon momente emocionuese, “Zoti më shpëtoi nga lufta ndërsa unë jetën e vogëlushes”, shikoni çfarë ka bërë ai

Rrënqethëse! I riu shqiptar tregon momente emocionuese, “Zoti më shpëtoi nga lufta ndërsa unë jetën e vogëlushes”, shikoni çfarë ka bërë ai

Publikuar më: 16:59 14-10-2017

Elvis Kadriu, 21 vjeç, nga Drenica e Kosovës, lindur në fshatin Aqareva, punon inxhinier në një kompani aeroplanësh në Austri. Disa ditë më parë, u ndesh me një nënë 42 vjeçare, e quajtur Leonie e cila po rrihte me aq forcë sa kishte të bijën 2 vjeçare në mes të sheshit Brauna në Austri.

Askush nuk ndaloi të ndihmonte të voglën, derisa aty kaloi 21 vjeçari nga Shqipëria. Elvisi edhe pse ende është i rrënqethur nga ajo që ka parë, na tregon me detaje të gjithë ngjarjen. Është ofenduar dhe kërcënuar nga e ëma e vajzës, por gjatë intervistës për Pozitivin, Elvisi tregon si ka mundur t’ia heqë 2 vjeçaren nga duart, e ta mbajë situatën nën kontroll derisa ka mbërritur policia.

 “E bëra diçka të tillë sepse dhe zoti më ka shpëtu në luftë, e tani paska qenë e shkruar që unë të shpëtoj dikë tjetër. Babai im, i plagosur, krejt rrugën në qafë më ka mbajt…”, këto ishin disa fjalë të Elvis Kadriut për Pozitivin, shqiptari hero që shpëtoi 2 vjeçaren nga e ëma e alkolizuar, në sheshin Braunau në Austri.

Intervista me Elvis Kadriun i cili wshtw cilësuar si heroi shqiptar. Ai ka folur pwr pozitivi.org dhe ka treguar me detaje tw gjithw situatën.

 P: Së fundmi në medie jeni quajtur “hero” për shkak të gjestit që keni bërë, shpëtuat fëmijën nga dhuna e së ëmës. Si ndiheni për këtë fakt?

Elvis: E ndiej veten shumë të lumtur që arrita ta shpëtoj vogëlushen, sepse mund të kishte ndodhur dhe më e keqja. Mirëpo këtë gjest nuk e kam bërë për t’u quajtur hero, s’do e bëjë diçka të tillë për opinion, por se jam njeri.

P: Si u gjende aty kur zonja po rrihte vajzën, çfarë iu shtyu të ndalonit? Ma përshkruaj pak situatën?

Elvis: Ka qenë gjithçka e shkruar. Unë isha të dielën tek tezja me prindërit, por prindërit me makinën e tyre dhe unë me timen. Nuk e kemi dhe larg por kështu ka qenë e shkruar. Isha duke luajtur me fëmijë dhe pas gjysmë ore unë u zgjova si rrobot dhe thash do shkoj në shtëpi se kam me flejt. Se di as vetë se si por thjesht doja me u largu… Rrugës, në kthesë pashë një grua me fëmijë për dore, që nuk po sillej mirë… Në moment u ktheva dhe e ndala makinën, zbrita dhe po mendoja si mundem me e ndihmu… Zonja nuk dinte çfarë po bënte, vazhdimisht shante. Unë thirra direkt policinë dhe eca pas saj derisa erdhi policia. Pak më parë vura re që fëmija ishte veshur me një fustan dhe bluze shumë të hollë.

Kur e ndala telefonatën me policinë, e pashë duke e rreh fëmijën me krejt fuqinë që kishte, me aq sa kishte. Unë menjëherë u nisa drejt tyre. Teksa po shkoja drejt tyre… ende më rrënqethet trupi… kurrë s’kam pa vepër kaq të keqe. E ka kap fëmijën dhe e ka plas në tokë sikur të jetë top, e ka plas me krejt fuqinë përtokë. Më pas e ka kap sërish fëmijën prej flokësh dhe e çoi përpjet… në ato momentet nuk dija çdo kisha bërë por u përmbajta sepse kishte fëmijën në dorë… Pastaj e mbajta atë gruan dhe fëmijën aty e thirra sërish policinë. (ndërkohë zonja shante)

Ajo po  shante por prita dhjetë minuta derisa erdhi policia, i thash ulu se kisha frikë mos po rrëzohej fëmijë sërish… shyqyr zotit që shpëtoi pa u vrarë shumë, sepse kur e pashë duke e gjuajtur në tokë thashë do ketë vdekur, gjë më të keqe s’kam pa… Çfarë ka dasht ajo me bë me fëmijën, nga ka dasht me shku, a ka dasht me e mbyt apo jo… s’po di… zoti e lëntë shëndosh, shyqyr që e ka shpëtu se gjë më të keqe nuk ka, zoti është i madh… Ka pasur njerëz pak më larg. Po ashtu dhe veturat kanë kalu aty por me siguri nuk kanë ndalu.

P: Në momentin që shkuat t’i hiqni fëmijën  nga duart zonjës, si reagoi ndaj teje?

Elvis: Gruaja e ka mbajt vajzën ndërsa unë kam mbajtur zonjën që të mos e godiste më. Në momentin që e kam mabjtur ajo më ka shajtur me fjalë dhe gjuante me këmbë.

P: Prej sa vitesh jetoni në Austri dhe nga çfarë vendi i Shqipërisë je?

Elvis: Që nga 1998, jam i Kosovës nga Drenica (fshati Aqareva). Aktualisht jam 21 vjeç. Jam inxhinier i kualitetit në një firmë aeroplanësh.

P:  A vini shpesh në Shqipëri?

Elvis: U larguam gjatë luftës në Kosovë si krejt kosovarët, në vitin 1998… Në Shqipëri vij vetëm gjatë pushimeve verore.

P: Si është jetesa në atje, krahasuar me Shqipërinë?

 Elvis: E njëjtë mendoj, duhet të jesh njeri, njeri si këtu edhe atje. Shqipëria është e bukur. Po çfarë nuk më pëlqen është fakti se i fusin fëmijët me punu, e ka shumë lypsa… Fëmijën duhet me fjalë me rrit e jo me rrahje.

Çdo fëmijë e meriton me u rrit në ngrohtësinë familjare. Nëse e rreh fëmijën nuk e bën më të mençur, por ndodh e kundërta. Njerëzit duhet të bëjnë kujdes të mos e teprojnë dhe me alkolin, se shumë e teprojnë ndërsa për disa nuk duhet fare alkoli siç është rasti në fjalë.

P: Ke një mesazh për njerëzit që janë pjesë e një ambienti ku ushtrohet dhunë? Ti pse veprove ashtu?

Elvis: Ajo çfarë kam për të thënë është se sendi rregullohet, blihet, kur prishet ndonjë send, zëvendësohet pra send mbetet. Por jeta nuk kthehet. Njerëzit duhet të ndihmojnë këdo, qoftë fëmijë, plak apo një të rritur, se jeta është e shenjtë dhe nuk kthehet më. Unë ndalova, e bëra diçka të tillë sepse zoti mua më ka shpëtu në luftë, e tani paska qenë e shkruar që unë të shpëtoj dikë tjetër. Babai im, i plagosur, krejt rrugën në qafë më ka mbajt. (këtu e ka fjalën për luftën e Kosovës dhe vitin 1998, kohën kur u larguan).

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553