INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rënqethëse! Ish e dashura e AVICII-t publikon mesazhet me DJ që vdiq dhe bën postimin prekës: Eja zemër, mos... [FOTO]

Rënqethëse! Ish e dashura e AVICII-t publikon mesazhet me DJ që vdiq dhe bën postimin prekës: Eja zemër, mos... [FOTO]

Publikuar më: 12:21 21-04-2018

Sa e hidhur, u prehtë në paqe!

Ai ishte një nga DJ më të mirë në botë dhe me plot gojën e themi që na ka dhuruar shumë hite të cilat do të dëgjohen gjithmonë. Vdekja e tij e shokoi të gjithë botën, familjen, fansat dhe industrinë e muzikës. Menjëherë erdhën reagimet në rrjetet sociale nga miqtë dhe jo vetëm, por më prekësi është i ish të dashurës së tij.

Emily Goldberg, publikoi në Instagram disa nga momentet më të çmuara të kohës që ka kaluar më Avicii-n, si dhe një mesazh për fansat e tij që janë të shokuar.

‘Eja zemër, mos hiq dorë nga ne, më zgjidh mua dhe unë do të të tregoj dashurinë’. Ky është një nga tekstet e këngëve që Tim shkroi për mua. Do të doja t’i kisha jetuar deri në fund. Gjatë dy viteve që kemi qenë bashkë, ai ishte shoku im më i afërt dhe shoku im më i mirë. Tani nuk mund ta shikoj Bear (qenin) pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Unë ende po mbledh veten dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët dhe mesazhet tuaja të mira. Më zgjoni kur të ketë mbaruar gjithçka, pasi nuk dua që të jetë e vërtetë”.

Më pas ajo postoi një screenshot të një mesazhi me tekst mes saj dhe Avicii-t, ku të dy i shprehnin dashurinë njëri-tjetrin.

scr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836