INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrënqethëse! Një vit pas vdekjes së Adelajdës, shoku i ngushtë i saj e kujton me këto mesazhe: Si ta them me fjalë se sa...[FOTO]

Rrënqethëse! Një vit pas vdekjes së Adelajdës, shoku i ngushtë i saj e kujton me këto mesazhe: Si ta them me fjalë se sa...[FOTO]

Publikuar më: 18:31 20-09-2018

Më 29 tetor të vitit që lamë pas u nda nga jeta Adelajda Xhamani, vdekja e së cilës tronditi të gjithë opinionin publik, miqtë, kolegët e artistët të cilën e kanë njohur atë gjatë punës së saj prej vitesh në gazetari e sidomos në shtypin rozë.

Por një nga personat që e ka vuajtur më shumë vdekjen e Adelajdës ishte Eraldo Rexho, gazetari i njohur dhe ish-miku i saj më i mirë. Ai nuk ka harruar ta kujtojë edhe sot, ku ka përdorur disa fjalë prekëse për Adelajdën nëpërmjet një postimi në Instagram.

Me anë të një postimi në Instastory, Eraldo ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Adelën në kohën kur ajo ishte gjallë.

“O dritë e jetës sime dhe e shumë të tjereve, ja kështu siç je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’i ta them me fjalë se sa shumë të dua”, shkruhet në mesazhet e Eraldos.

zemr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275