INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëqeth mamaja e vajzës së vrarë: S’e shihja prej …

Rrëqeth mamaja e vajzës së vrarë: S’e shihja prej …

Publikuar më: 20:47 03-01-2019

Ngjarja tronditëse ku një baba vrau vajzën e tij dhe e varrosi në kopshtin e shtëpisë, ka shokuar gjithë Shqipërinë dhe Greqinë. 28-vjeçarja Anxhelina u vra në Greqi nga babai i saj pas sherreve të përditshme. Ndërkohë në familjen e nënës që jeton në Berat, ngjarja e rëndë është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen “Donika Kastrioti”. Xhezmija tregon mes lotëve se, ka 12 vite që nuk e shikon vajzën me sy,pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron. Largimi i saj në Greqi-sipas nënës Xhezmije ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve. Por Xhezmija tregon se, prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën e saj. Nëna e vajzës i bën apel shtetit për kthimin e kufomës së saj pranë familjes në Berat.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041