Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit, ku një 22-vjeçar humbi jetën. I riu me iniciale E.S, së bashku me shokët e tij ishin futur në det për tu larë në thellësi ku u tërhoq nga ryma e një grope të madhe sipas miqve të tij, që fatkeqësisht i mori jetën.
Shokët ishin munduar ta shpëtonin, por nuk mundën pasi ai kishte nisur të nxirrte shkumë nga goja.
I riu me origjinë nga Peshkopia dhe banim në Tiranë, u nxorr i pajetë në breg nga dallgët dhe u mbulua me peshqir deri në momentin që ambulanca e një spitali privat mbërriti në vendngjarje.