Gjatë prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët e Rrëshenit, nuk kanë munguar edhe batutat mes kryeministrit dhe të pranishmëve.
Dhe ajo që solli më shumë të qeshura mes tyre ishte biseda me një qytetar.
Ndërsa ky i fundit po e pyeste, Rama i tha se kur e kishte mjekrën e gjatë fliste më pak.
Ndërsa banori iu përgjigj se ia kishte prerë Vettingu. Në batutë e sipër kryeministri ia kthen se ia ka prerë gruaja dhe jo Lu-ja ( ambasadori amerikan Donald Lu).
Batuta e Plotë
Rama: Kur ke pas mjekrën e gjatë fliste më pak, tani që I ke shkurtuar flet më shumë më kanë thënë.
Qytetari: Mustaqet m'i hoqi Vettingu
Rama: Kush ta bëri Vettingun ty gruaja, se Lu-ja nuk merret me ty.
Qytetari: Kur të mbarojmë a do të bëjmë edhe një foto
Rama: Do ta bëj një foto dhe do e nxjërr në FB para dhe pas Vettingut.
Gjatë fjalës së tij në Rrëshen Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët u ka dhënë zgjidhje rreth 1400 personave duke theksuar se në 100 ditë janë shkarkuar 35 punonjës të administratës.