Durrësi është përmbytur dy herë brenda 48 orësh. Rreshjet e dendura kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim si dhe izolimin e banorëve. Kanë mjaftuar vetëm 15 minuta rreshje masive, që qyteti bregdetar të shndërrohet si “Venecia”.
Në videon e publikuar nga portal Durrësilajm shihet i gjithë qyteti i përmbytur.