Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas kritikave të shumta që iu bënë për gjëndjen e rëndë me të cilën u përball kryeqyteti sot pasdite. Një stuhi shiu bllokoi pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës duke treguar edhe njëherë tjetër problemet e mëdha që kemi me kanalizimet.
Megjithatë, Veliaj shprehet se nuk mund të kontrollojmë dot natyrën, e sidomos një stuhi breshëri në gusht. Ai thekson se punonjësit e bashkisë do të punojnë përgjatë gjithë natës për normalizimin e situatës.
“Natyrën s'e kontrollojmë dot, sidomos stuhi breshëri në Gusht. Por flm kolegëve të mirë për rikuperimin në kohë rekord. Fatmirësisht asnjë s'është lenduar, por humbëm shumë pemë e shtylla ndriçimi - do punohet natën për t'i zëvendësuar shumë shpejt”, shprehet kryebashkiaku.