I gjithë vendi është përshfshirë nga reshje shiu. Ndërsa në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Veri mesatare, deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës.
Në jug (Vlorë dhe Gjirokastër) ato priten lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 14 °C
në vendet malore: 1 °C / 7 °C.
ERA
Era do të forcohet sidomos në bregdet, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.