Një masiv i madh dheu ka rrëshqitur në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit dhe si pasojë disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme.
Banesa e Kin Mirashi është një nga shtëpitë e dëmtuara. Ai i ka shpëtuar vdekjes por për të hyrë në shtëpinë e tij duhet të futet nga dritarja për të shpëtuar çfarë i ka mbetur.
Bashkëshortja e Kinit sëbashku me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë te të afërmit. Një ekip pune qëndron 24 orë në zonë por Bashkia Fushë-Arrëzit nuk ka mundësi për zgjidhje afatgjatë. TCH