Ditën e shtunë një rrëshqitëse xhami 305 metra e gjatë është hapur një një pallat të lartë në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Skyslide” ka një hapësirë të madhe nga kati i 70 deri në katin 69. Kulla e lartë i përket bankës së qytetit. Pavarësisht se është prej qelqi vetëm një inç të trashë, materiali i bën ballë erërave të forta, stuhive e madje edhe tërmeteve.
Për të shkuar vizituar rrëshqitësen, biletat kushtojnë 25 dollarë, nga ku mund të përfitosh edhe një vëzhgim të gjerë të qytetit. Vizitorët e parë thanë se ishte emocionuese dhe shumë e guximshme.