Si pasojë e rreshjeve të shiut aksi Levan-Tepelenë pranë Poçemit është bllokuar nga një masiv gurësh të rëna në rrugë.
Për këtë shkak Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e qarkullimit
nga rruga e vjetër e Ballshit.
Ndërkohë që kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të zhbllokuar rrugën.
Por devijimi nga Ballshi sërish ka krijuar probleme pasi rruga nuk e përballon një fluks të madh automjetesh dhe kalimi bëhet me vështirësi.