Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Ndërsa rrethina të qytetit të Shkodrës ka rreth 20 ditë nën ujë edhe zonat e tjera kanë shfaqur problematika të ndryshme. Një prej tyre ka ndodhur dhe në Reps. Për shkak të reshjeve të shumta, rrëshqitje toke ka pasur dhe në zonën e Repsit në Mirditë. Sipas të dhënave shpati i malit ka rrëshqitur, duke zënë dhe një pikë karburanti. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka lëndime në njerëz.
Sic shihet në fotografi i gjithë pika e karburantit është nën dhera. Problematika ka pasur dhe në rrugët e kësaj zonë. Mësohet se rruga dytësore, që lidhet me rrugën e kombit ka pësuar dëmtime të shumta dhe është bërë e rrezikshme për ecurinë.