INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreth 18.490 biznese debitor rrezikojnë të mbyllën

Rreth 18.490 biznese debitor rrezikojnë të mbyllën

Publikuar më: 13:44 23-08-2017

Rreth 18.490 biznese debitor rrezikojnë tiu bllokohet llogaria dhe tiu konfiskohet pasuria. Lajmërimin e ka dhen Administrata Tatimore e cila ka përditësuar listën e tatimpaguesit të cilët kanë detyrime të papaguara.
Administrata paralajmëron se nëse detyrimet nuk paguhen brenda 10 ditëve ndaj tyre do merren masa ndëshkimore.

Masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor, janë:

Hapi I-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar në rast mosarkëtimi të detyrimeve 10 ditë pas njoftimit të tij.
Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.
Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga Adminisitrata Tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.

Administrata Tatimore i dërgon gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar.
Në rastet e moslikujdimit të plotë të detyrimit tatimor pas ndjekjes së hapave të mësipërme kalohet në nxjerrjen e njoftimit, i cili urdhëron palët e treta për pagesën e detyrimit tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008