INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreth 2 metër, gjiganti kosovar u aktivizua me Manchester City [FOTO]

Rreth 2 metër, gjiganti kosovar u aktivizua me Manchester City [FOTO]

Publikuar më: 08:33 26-09-2018

Shumë vite më parë ishte Frederic Veseli, ndërsa së fundmi Bersant Celila, por Manchester City duket se po promovon një tjetër shqiptar…

Bëhet fjalë për portierin më të ri të Kosovës, 19-vjeçarin e talentuar Arijanet Muriqi, që mbrëmë u aktivizua përballë Oxford City në Kupën e Ligës. Përpara pak kohësh, Muriqi vendosi që të zgjidhte Kosovën. Shtatlarti i portës së City-t nga Mali i Zi, por që ka lindur në Zvicër, ka veshur edhe fanellën e Zurich përpara pak vitesh.

Ishin përpjekjet e pareshtura të ish-presidentit Fadil Vokrri, bashkë me presidentin aktual Agim Ademi dhe me menaxherin Bajram Shala, ato që çuan futbollistin e talentuar te “dardanët”.

Muriqi ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubi anglez dhe shihet si e ardhmja e portës.

mur.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451