INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreth 7 mijë policë në terren/Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore. Shkodra i vë kyçin qendrave të votimit

Rreth 7 mijë policë në terren/Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore. Shkodra i vë kyçin qendrave të votimit

Publikuar më: 12:13 29-06-2019

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në disa nga qytetet e vendit. Forca të shumta policore kanë shoqëruar shpërndarjen e fletëve të votimit në QV e Bashkisë Elbasanit, Fier Lushnje, qytete në të cilat procesi ka qenë i qetë ndërsa forcat e policisë janë kujdesur për sigurinë e tij.

Materialet zgjedhore në Kukës janë shpërndarë ditën e sotme përmes mjeteve të transportit të ushtrisë në shoqërinë e masave të sigurisë. Pritet që shpërndarja e materialeve të nisë edhe në Has e Tropojë.

Ndërkohë, në Shkodër kryebashkiakja Voltana Ademi nuk ka lejuar që dy shkollat “Pashko Vasa” dhe shkolla teknike pyjore të vihen në dispozicion si qendra votimit.

Ministria e Brendshme bëri me dije dje se në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363