INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrethimi i “Koha Jonë

Rrethimi i “Koha Jonë" nga policia, reagon Unioni i Gazetarëve: Thirrje autoriteteve të mos ekspozojnë forcë! [FOTO]

Publikuar më: 14:46 29-08-2017

Ngjarja e djeshme në redaksinë e gazetës Koha Jonë ka tronditur mediat dhe opinionin publik në vend.

Redaksia e gazetës është rrethuar nga forcat policore për të kontrolluar lejen mbi vendosjen e një shkalle mekanike në godinë. Si rezultat është shoqëruar në polici botuesi Nikollë Lesi, ndërsa ky i fundit ka akuzuar se ngjarja përmban sfond politik pasi kjo gazetë ka kritikuar një pjesë të ministrave dhe kryeministrin Rama. Pak më parë ka ardhur edhe reagimi i Unionit të Gazetarëve, i cili ka dënuar këtë ngjarje që “është më e pakta e papëlqyeshme”. Unioni thekson se “dërgimi dhe përqëndrimi i forcave të shtuara policore ndaj një redaksie, është një veprim dukshëm jo profesional dhe tolerant, por edhe një mënyrë jo normale komunikimi i institucioneve ligjzbatuese shtetërore me subjektet mediatike në vend”. Ndërsa shprehet në mbështetje të lirisë editoriale të subjekteve mediatike në vend, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka shprehur solidaritet ndaj Lesit, dhe e mbyll duke u bërë thirrje autoriteteve shtetërore që nuk duhet të ekspozojnë forcë me pushtetin e fjalës dhe mendimit të lirë në vend.

Më poshtë vjen deklarata e plotë nga zyra e shtypit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

unioni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984