Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor.
Raketa kaloi mbi veriun e Japonisë, ku autoritetet u bënë thirrje banorëve të ishullit Hokaido, që të strehoheshin për t’u mbrojtur.
Qeveria japoneze bëri me dije se ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det.
Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut hedh një raketë me trajektore mbi Japoni.
Një rast i ngjashëm ndodhi më 1998-ën, por lëshimi i sotëm vjen në një kohë tensionesh më të mëdha në Azi dhe pas kërcënimeve të Penianit për të fluturuar raketa mbi Japoni dhe drejt ishullit amerikan të Guamit.