Një zjarr i madh është përhapur në Durrës, zona e Golemit, si shkak i këputjes së kabullit nga tensioni i lartë. Rënia e tensionit të lartë ka rrezikuar edhe pushuesit, ndikuar kjo edhe nga fakti që pranë zjarrit është edhe një karburant.
Sistemi i shpërndarjes elektrike në Shqipëri është aq i amortizuar sa ke frikë të kalosh poshtë shtyllave të energjisë. Mësohet se zjarrfikësja është vonuar mbi 40 minuta dhe të gjithë ishin në panik. Ndërsa, OSHEE ka ndërprerë energjinë për Shkozetin.